Nga viti 1990-2000 “Seria A” ishte kampionati më i fortë në botë dhe të gjithë futbollistët e talentuar dhe me emër dëshironin të ishin pjesë e një prej skuadrave italiane. Për të treguar madhështinë e kësaj lige mjafton të përmendim disa prej lojtarëve të cilat u shndërruar në ikona të futbollit si Baggio, Batistuta, Totti, Del Piero, Recoba, Ronaldo, Weah e plot të tjerë.

Ndër sezonet më emocionuese mund të përmendim 90-91 kur për herë të parë dhe të fundit ekipi i Sampdoria-s fitoi kampionatin. Pjesë e atij ekipi ishin Roberto Mancini e Gianluca Vialli të cilët mahnitën këdo me talentin, dëshirën dhe grintën e tyre për të fituar.

Më poshtë disa nga golat më të mrekullueshëm të këtij edicioni që ka hyrë në histori si një nga më të bukurit dhe më emocionuesit e “Seria A”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb