“Interi është i qetë pasi e di se çfarë dua unë.”-Kështu u shpreh pak ditë më parë kapiteni 25-vjeçar i zikaltërve Mauro Icardi kur u pyet për të ardhmen.
Por pak ditë pas kësaj fraze në shtëpinë e Interit ka arritur një ofertë zyrtare për sulmuesin argjentinas. Mediat italiane raportojnë se klubi i Chelsea-s ka ofruar 63 mln euro.
“Blutë” e dinë mirë se është një shifër e ulët kjo, por fillimisht duan që futbollisti ta dijë që po interesohen për të, për ta ngritur më pas ofertën.
Aktualisht klauzola e largimit të Icardi-t nga Inter është 110 mln euro, por klubi zikaltër po mendon për rinovimin e kontratës e cila do ta çoi në 200 mln euro prishjen e njëanshme të bashkëpunimit.
(e.k/BalkanWeb)