Shkencëtarët kanë zbuluar në Australi, eshtrat e një mumjeje, në një arkivol 2 500-vjeçar, të gdhendur me mjeshtëri.
Më herët, ky arkivol ishte klasifikuar si i zbrazët dhe nuk ishin kryer kurrë më parë studime.
Muzeu universitar ”Nicholson” i Sidneit i kishte ruajtur katër arkivolet e lashta egjiptiane që prej 150 vitesh.
Vitin e kaluar, kur studiuesit hapën kapakun e katërt, ata shpresonin të gjenin disa fasha dhe eshtra të mbetura.
“Më herët, të dhënat kishin treguar se arkivoli ishte i zbrazët ose me mbeturina … Por, aty gjendej shumë më tepër nga sa mendohej më parë”, deklaroi Jamie Fraser, hetuesi dhe kuratori kryesor i muzeut.
Nga mbetjet e trupit të mumjes, të copëtuar keq , vetëm 10% e tyre u gjend në arkivol.
Arkivoli i përkiste Mer-Neith-it-es, sipas hieroglifeve të emrit të kapakut.
Ajo besohet të ketë qënë një grua, fisnike që i kishte shërbyer Zonjës së Tempullit të Sekhmet .
Sarkofagu daton në Dinastinë e 26-të, rreth 664-525 para lindjes së Krishtit.
Arkivoli u ble në vitin 1860 në Egjipt nga Charles Nicholson, ish-kancelar i Universitetit të Sidneit. Që prej asaj kohe, ishte vendosur në muzeun e universitetit me të njejtin emër.
Gjithashtu, Fraser tha se pas studimit fillestar, ka të ngjarë që mbetjet të kenë qenë të një njeriu të vetëm, një i rritur ndoshta rreth moshës 30 vjeç, por nuk ishte i sigurt nëse ishte një burrë apo një grua.
(d.d/BalkanWeb)
