Ylli i serialeve turke, Merjem Uzerli, e njohur si Hyremi te “Sulejmani i Madhërishëm”, është duke xhiruar film në Serbi.

Ajo do të paraqitet në rolin e një serbeje, në dramën emotive për një të ri boshnjak, i cili hulumton rrënjët e origjinës së tij.

Ai përballet me të kaluarën e fëmijërisë së tij gjatë luftës së Bosnjës, ku e gjen edhe babanë e tij, i cili del të jetë me prejardhje serbe.

Filmi i ri i Hyremit, “Plaga e nënës sime”, do të xhirohet në Serbi, Bosnjë dhe Kroaci ndërsa është planifikuar të përfundojë në fund të korrikut.

Në të do të luajnë edhe Ozan Guven e Okan Jalabik, që po ashtu janë paraqitur te “Sulejmani i Madhërishëm” dhe Belcim Bilgin, e cila me filmin “Heshtja” ka fituar Palmën e Artë në Kanë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb