Ndonjëhërë nuk mjafton të jesh i famshëm po nuk je solidar. Aktori Julian Deda sëbashku me aktorin Visjan Ukcenaj treguan duke iu bashkuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 se kanë zemër të madhe.
Pas pamjeve të trishtuara ku përcollëm me herët historitë e tyre në banesat e varfëra, në sytë e femijëve të Krrabës tashmë ka gëzim. Ata kanë shijuar ushqimin e shijshem në ditën e parë të hapjes së mences sociale, enkas për ta. Humori dhe alegria e artistit Julian Dedes ua bëri edhe më të bukur ditën fëmijëve të Krrabës.
https://www.youtube.com/watch?v=ON1buR6YHcI&feature=youtu.be
Fëmijët janë shkrirë gazit dhe i kanë harruar hallet në shtëpitë e tyre me batutat e aktorëve të humorit ndërsa këta të fundit u kanë shërbyer pjatat me ushqim. Një atmosferë të tillë hilariteti rrallë se e përjetojnë fëmijët e kësaj zone. Bashkë me ta ishin edhe Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri.
Janë pikërisht çaste të tilla që duhet të shërbejnë për këdo për të reflektuar dhe rilindur shpresën, por edhe për të qenë pranë të pamundurve dhe këtre fëmijëvë që kanë nevojë për ndihmën dhe dorën e shoqërisë. Gjërat e vogla si ushqimi dhe mbështetje sociale janë shumë të rëndëishme në komunitetin e Krrabës. Kjo mencë sociale është padyshm një histori suksesi.

(e.f/BalkanWeb)
