TIRANE- I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, ish-komandant i Divizionit të Mbrojtjes e më pas i burgosur politik nga regjimi komunist, Rrahman Parllaku ka folur ndër të tjera edhe për Konferencën e Tiranës në vitin 1956 dhe shanset për të përmbysur regjimin e Enver Hoxhës.

Gjenerali 99-vjecar tha se ky moment ishte për ndryshim, por dështoi pasi ishte përqendruar vetëm në Tiranë dhe nuk kishte zgjerim. Gjithashtu sipas Rrahman Parllakut një moment tjetër që nuk shfrytëzua për ndryshim ishte momenti kur Shqipëria doli nga traktati i Varshavës.

Konferenca u bë pas deklarimeve të Krushovit kur dënoi krimet e Stalinit dhe bashkë me të po dënoheshin dhe udhëheqjet e partive. Ky moment ishte për ndryshime dhe tek, por fatkeqësia ishte se nuk u përpunua si duhet opinioni për një veprimtari të tillë. Por pati edhe momente që duhej larguar, se u përzie ndërhyrja e jugosllavëve me konferencën. Grupin e drejtonte Beqir Balluku. Pati personalitete që u përfshinë në ketë veprimtari, po ishte përqendruar vetëm në Tiranë dhe nuk pati zgjerim. Mu më kërkuan që të diskutoja në mbrojtje të asaj. Unë thashë që nuk diskutoj dhe iu shmanga. Kur dola në pushim pashë dy shokë që po diskutonin më këshilltarët e ambasadës se Jugosllavisë. Kisha një urrejtje ndaj jugosllavëve. Kjo veprimtari ishte vetëm ndaj një grupi që mendonin se duhej të bëhej ndryshimi, por nuk pati mbështetjen e duhur. Mehmet Shehu e kapi këtë gjendje dhe Enveri e mori drejtimin e konferencës vetë. Ai e theu opinionin dhe e drobiti konferencën. Entuziazmi për ndryshim u kthye në kundërveprim. Unë nuk shkova në Konferencën e Tiranës. Ai moment për ndryshim nuk u shfrytëzua. Momenti tjetër ishte kur dolëm nga traktati i Varshavës që nuk u shfrytëzua për ndryshim”– tha Parllaku.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: