Gati e kryqëzuan për fotot nudo por Klaudia Pepa ju mbyll gojën të gjithëve me çmimin që ka marrë për këto foto. Balerina e njohur shqiptare u komentua gjatë nga mediat rozë dhe nga ndjekësit pas ndarjes së saj me Albi Nakon.

Ndarja e tyre erdhi pasi balerina u largua për në Itali ku po ndjek ëndrrën e saj, ndërsa Albi nuk mund të largohej nga Shqipëria, pasi siç tha ai, ishte djalë i vetëm dhe nuk mund t’i linte prindërit.

Mirëpo Klaudia po korr edhe suksese të tjera pas pëlqimit që mori në “Amici”.
klaudia-pepa
Pas setit fotografik ku shfaqej tërësisht nudo balerina u sha edhe u kritikua gjatë. Mirëpo tani Klaudia ka ndarë në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” një lajm që nuk pritej nga fansat. Ajo ka bërë të ditur se fotografitë e saj nudo, të shkrepura nga fotografi Renuar Locaj, janë vlerësuar me çmimin gold në konkursin e fotografisë “Pix De La Photographie Paris” realizuar në Francë.
download
Balerina e famshme ka publikuar foto të certifikatës që ka fituar fotografi dhe e ka shoqëruar me emoji ku duartroket.
kla

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: