Atletico Madrid ka siguruar finalen e “Europa League” pasi ka mposhtuar me rezultatin e përgjithshëm 2-1 Arsenali-n. Skuadra e drejtuar nga Simeone i cili sot ishte ne tribunë pas abrazimit 1-1 në Londër ka triumfuar 1-0 sonte në Madrid.
Golin vendimtar që i dha mundësinë Atletico-s për të shkuar në finale e shënoi Diego Costa në fundin e pjesës së parë, ekzaktësisht në minutën e 45+2.
Arsenal pavarësisht përpjekjeve humbet kështu një mundësi shumë të mirë për t’u kualifikuar në “Champions League” sezonin e ardhshëm pasi nga kampionati është pothuajse e pamundur. Kështu Wenger i mbyll me zhgënjim Kupat e Europës me Arsenal.
Finalja e Europa League do të luhet më 16 maj në Parc Olympique Lyonnais, në Francë.
Komenti i ndeshjes
Atletico Madrid 1-0 Arsenal
46′ Nis pjesa e dytë
45+3′ Përfundon pjesa e parë
45+2′ Atletico madrid zhbllokon rezultatin, Costa ndëshkon Arsenal
1′ Nis ndeshja
Formacionet zyrtare
(e.k/BalkanWeb)