LIBRAZHD-570 rrënjë bimë të dyshuara si canabis sattiva janë asgjësuar këtë të djelë në pyllin e fshatait Xhyrë të rrethit të Librazhdit.

Efektiva të Komisariatit të këtij rrethi kanë identifikuar 750 rrënjë canabis sattiva në vendin e quajtur “Mali Vajvod”, fshati Xhyrë, në një vend të shpyllëzuar , në një parcelë të hapur rishtas për kultivim të bimëve narkotike , ku u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 220 rrënjë bimë të dyshuara të lloit Canabis Sattiva me një gjatësi rreth 10-25 cm.

Gjithashtu po nga kontrolli u gjetën edhe 350 fidanë , gati për tu hedhur në tokë, të kultivuar në kubikë. Policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e personit cili ka mbjellë parcën në këtë zonë të pyllëzuar dhe të largët, ndërsa e ka shpallur atë në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Sh.C 38 vjeç banues në fshatin Xhyrë i cili është një nga të dyshuarit kryesorë për kultivimin e bimëve narkotive.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: