Sergi Roberto, futbollisti i Barcelonës, la në baltë ekipin të dielën në “El Clasico” kur goditi me shuplakë Marcelo-n, veprim që i solli kartonin e kuq të menjëhershëm.

Por Komiteti i Konkurrencës në “La Liga” nuk e ka lënë lojtarin t’ia hedhë vetëm me kartonin e kuq, pasi sot ka marrë vendimin për ta dënuar me 4 ndeshje. Sipas raportit të kryesorit të asaj ndeshjeje, Hernandez Hernandez, Sergi Roberto e pa kartonin e kuq për “goditjen e kundërshtarit me krahun e tij, me përdorimin e forcës së tepërt, duke mos qenë në distancë për lojë”.

Si rrjedhojë futbollisti i Barcelonës nuk do të laujë më këtë sezon. Ai do të humbasë ndeshjet e fundit të La Liga-s ndaj Villarreal, Levante dhe Real Sociedad, si dhe ndeshjen e parë të Superkupës Spanjolle, kundër Sevilla. Sipas Komitetit të Konkurrencës, lojtari ka shkelur nenin 98.1 të Kodit Disiplinor të RFEF, ndaj aplikohet edhe një gjobë prej 1400 eurosh ndaj klubit katalanas dhe 3005 euro për vetë lojtarin, në zbatim të neneve 52.3 dhe 52.4 të të njëjtit tekst.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb