TIRANE- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 se LSI-ja nuk e ka vendosur ende nëse në zgjedhjet lokale të një viti më pas do të jetë përkrah PD, apo do të dalë e vetme. Ajo befasoi me deklaratën e saj kur tha se do të ketë rrjedhje nga PS, se shumë socialistë do t’i bashkohen LSI-së.

A është gati LSI të dalë e vetme në zgjedhje?
Çfarë rëndësie ka se si do dalim. Objektivi ynë është të përmirësojmë jetën e shqiptarëve. Ka socialistë pafund që do bashkohen me LSI. Ka socialiste pafund që janë bashkuar me ne, por ka një problem se ky i merr i arreston njerëzit.
Ku e bazoni këtë?
Nënprefekti i LSI i Rrogozhinës bëri burg 100 ditë. Arrestuan edhe kandidatin për deputet në Gramash. E arrestuan se kishte bërë një telefonatë me një pedagog, e futën në burg dhe e nxorën pastaj. I bie që për një telefonatë Edi Ramën ta fusësh në burg për tre jetë. Nga telefonatat, nga drekat e darkat nga kokaina që pi.
Keni emra konkretë nga PS që bashkohen me LSI?
Nuk kam si i them tani, unë i njoh gjysmën e deputetëve të PS. Pse nuk e di Vasilika Hysi që Etilda Gjonaj duhet të marrë ndjekje penale për rastin e Nezar Seitit, si qenka dakord Braçe me Peleshin? Është një situatë që ata heshtin se e dinë shumë mirë hakmarrjen e Edi Ramës. Imagjinoni kur u hakmor ndaj Koço Kokëdhimës që e promovoi, suportoi dhe një ditë të bukur me diell i tha ik.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb