TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda kishte thirrur sot për të dëshmuar tre zyrtarët e PD, Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi në lidhje me audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por ndonëse deputeti i PD, Ervin Salianji është paraqitur bashkë me këshilltarin ligjor të PD, Gazmend Bardhi për të dëshmuar, ajo që u vu re ishte mungesa e deputetit Enkelejd Alibeaj.

Deputeti Enkelejd Alibeaj nuk është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por është shfaqur në një aktivitet me rastin e 45-vjetorit të revoltës së Spaçit.

Nuk dihet nëse arsyeja e mungesës së deputetit të PD ka qenë ky aktivitet ku ai merrte pjesë, apo ka pasur arsye të tjera.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë gjithashtu edhe presidentit i Republikës Ilir Meta si dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.
u7j6ymhn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb