Brazili më shumë se çdo skuadër tjetër do të tentojë të fitojë Botërorin për për të kompensuar atë humbje turpëruese 7-1 kundër Gjermanisë 4 vite më parë.

Për t’ia arritur qëllimit nuk duhet vetëm të kesh talentet më të mira në skuadër, por edhe harmoninë në grup. Këtë e di mirë trajneri Tite i cili ka ‘shpikur’ një model stërvitje mjaft interesant te ‘seleçao’.

Në rrethin e përbërë nga disa futbollistë ai që humbet topin dënohet me goditje në vesh.

Më i ndëshkuari ishte Fred, lojtari që pritet të kalojë te Manchester United, por edhe Coutinho, i cili iu nënshtrua dënimit nga shokët e skuadrës. Këto situata kanë shkaktuar mjaft të qeshura ndërmjet shokëve të skuadrës.

Humbe topin, iku veshi, stërvitja speciale për Botërorin on Vidnews.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb