Me ardhjen e Carlo Ancelotti-t te Napoli pritet një merkato vere e nxehtë pasi të kaltrit këtë herë më shumë se kurrë pretendojnë të zbresin Juven nga fronti.
Përforcimi i parë duket se do të jetë në sulm. Sipas faqes së Gianluca Di Marzio, Napoli ka marrë dritë jeshile për Verdi-n këtë herë, pasi nuk arriti të kompletonte marrëveshjen gjatë janarit.
Napoli do të paguajë 25 mln euro për shërbimet e 26-vjeçarit, i cili ka qenë i kërkuar edhe nga Interi, skuadër e cila për momentin është në pasiguri financiare.
Mendohet se gjithçka do zyrtarizohet javën e ardhshme kur futbollisti të jetë rikthyer nga grumbullimi me kombëtaren.
(e.k/BalkanWeb)