Ndonëse shumë afër qendrës, blloku i banimit që kufizohet nga rrugët “Stavro Vinjau”, “Qamil Guranjaku” dhe “Pjetër Budi” në Njësinë 2, pranë Ambasadës Amerikane, nuk kishte njohur investime prej gati 20 vitesh. Banorëve u është dashur të bashkëjetonin me baltën në dimër, pluhurin në verë dhe zaptimin e pronës së përbashkët.

Sot, tre vjet nga ardhja e administratës së re në krye Bashkinë e Tiranës, lagja me sipërfaqe 24 mijë m2, është transformuar plotësisht, ku veç rrugëve, trotuareve të reja dhe vendeve të parkimit, i janë shtuar hapësirat e gjelbra, këndet rekreative dhe argëtuese për fëmijët dhe të rriturit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi, inspektoi përfundimin e punimeve për rikualifikimin e bllokut dhe theksoi se ndryshimi i lagjes do t’i shërbejë më shumë se 5 mijë banorëve.

Veliaj tek blloku i pallateve amb amerikane (5)

“Kjo njihet si lagja e Ambasadës Amerikane, por vetëm emrin ka të tillë sepse nuk i ngjan fare Amerikës. Nga Amerika e ndante vetëm një mur, por këtej ishte Kandahar, andej Amerikë. Nuk po them se sot është bërë Amerikë, por kemi një hapësirë shumë herë më qytetare. Fakti që njerëzit thonë: Po, këto i bëri bashkia, ama unë mbolla një lule, një pemë, dhashë pak hapësirë, kontribuova me pak punë, më bën të ndihem shumë krenar që i shërbej një qyteti që ka kaq shumë solidaritet. Pavarësisht numrit të madh të problemeve, ky qytet mbrun një ndjenjë familjare; pra sillemi si një familje, kur vjen puna tek interesi i përbashkët”, u shpreh Veliaj.

Ai lajmëroi se puna për transformimin e kësaj lagje do të vijojë edhe me disa blloqe të tjera banimi, që shtrihen përgjatë rrugës së “Elbasanit” dhe Rr. “Pjetër Budi”. Ndërkaq, paralelisht do të vijojë rikonstruksioni i fasadave të pallateve. “Do të vazhdojmë edhe në lagjen tjetër, që është investim akoma më i madh, nga Rr. “Budi”, shkolla “Labinoti” dhe gjithë blloku i kësaj mëhalle. Njësia 2 është e madhe në popullsi sa ndoshta qyteti i dytë dhe i tretë më i madh i Shqipërisë. Pra, nëse do të kishte një qytet të dytë mbas Tiranës do të ishte Njësia 2 dhe Njësia 5. Ndaj meriton që të dalë në dritë!”, tha Veliaj.

Veliaj tek blloku i pallateve amb amerikane (2)

Kryebashkiaku falenderoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin që treguan banorët e zonës, të cilët mundësuan realizimin e këtij projekti sipas standardeve. “Shpreh mirënjohjen për banorët e këtushëm. Ka qenë një lagje model edhe në bashkëpunimin që kemi pasur. Të gjitha kthinat, xhepat e lagjes nuk kanë qenë kështu. Disa kanë qenë të uzurpuara, me pak dalje, me territore të zëna. Fakti që secili la diçka për të mirën e përbashkët do të thotë që sot në Tiranë kemi arritur një nivel tjetër qytetarie, që nuk e kishim tre vite më parë. Njerëzit dhanë vullnetarisht diçka, që gjithë komuniteti të dilte i fituar”, vijoi Veliaj.

Veliaj tek blloku i pallateve amb amerikane (2)

Ai shtoi se kur mbeten edhe pak ditë nga 3-vjetori i marrjes së mandatit si kryetar i Bashkisë së Tiranës, qyteti ka pësuar ndryshime të prekshme, konkrete, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në mentalitet. “Për pak ditë mbushim 3 vjet nga fillimi i punës në Bashkinë e Tiranës dhe më vjen mirë që teksa kthejmë kokën mbrapa, kuptojmë se kemi ecur me marshin e pestë. Fakti që banorët jo vetëm që e presin me entuziazëm, por edhe vetë kontribuojnë, do të thotë që investimi më i madh në këto tre vjet nuk ka qenë llaçi, tullat, asfalti, pemët apo korsitë, por mentaliteti. Kjo është ndoshta historia më e madhe e suksesit të këtyre tre viteve punë në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Deputetja e PS, Vasilika Hysi shprehu mirënjohje për Bashkinë e Tiranës për punën, duke i dhënë pamjen e duhur një lagje të lënë në harresë. Ajo vlerësoi faktin që Bashkia e Tiranës po punon në të gjithë territorin e saj, jo vetëm në qendër, por edhe në periferi.

Veliaj tek blloku i pallateve amb amerikane (4)

Veliaj tek blloku i pallateve amb amerikane (5)

Veliaj tek blloku i pallateve amb amerikane (6)

Veliaj tek blloku i pallateve amb amerikane (7)

Veliaj tek blloku i pallateve amb amerikane (1)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb