TIRANE- Aktori Visjan Ukcenaj ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Nga protesta që po organizojnë artistët, Ukcenaj ftoi të gjithë të rinjtë që të jenë pjesë e kësaj nisme, ndërsa me tone të ashpra ‘shpërtheu’ kundër aktorëve që janë pro shembjes së teatrit.

“Arsyeja se erdha këtu është se nuk kam parë asnjë të ri që të vij këtu. Ti s’ke për ta bërë atë projekt o plak, shko e bëje diku tjetër. Kjo është skena më e rëndësishme e të rinjve. Disa servilë shiten për një projekt në teatër. Disa të tjerë nuk vijnë. Duhet të vijmë të gjithë të rinj. Artist me po*dhë, pa po*dhë, pa lekë apo me lekë”, tha aktori.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: