Futbollisti argjentinas Maxi Lopez dhe njëkohësisht ish-bashkëshorti i Wanda Nara-s ka zbuluar detaje të rëndësishme se i takon të ardhmes së kapitenit të Interit, Mauro Icardi-t, bashkëshortit aktual të Wanda-s.

“Wanda Nara kërkon ta largojë Mauro nga Interi edhe pse gjithçka mund të ndodhë. Për mua ajo po punon për t’i gjetur një ekip të ri sulmuesit. Është menaxherja e lojtarit dhe kujdeset për imazhin e tij”, tha Lopez.

Më tej, sulmuesi i Udinese në Serinë A, shtoi se Ëanda Nara ka patur një takim sekret me drejtuesit e Juventusit, ku ka biseduar për të ardhmen e Mauro Icardi dhe për ta tranfseruar lojtarin te kampionët e Serisë A. “I ka takuar drejtuesit e Juves, por e shoh si të vështirë një shkëmbim “kokë më kokë” me Higuain. Nuk besoj se Higuain do të lërë Juventusin për Interin, ndaj po kërkon rrugë të reja për ta realizuar transferimin”, tha Maxi Lopez.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb