TIRANE-Qeveria, pas presionit të deputetëve të mazhorancës është detyruar të ulë gjobën për shoferët në rast të kalimit të semaforit të kuq, nga 40-50 mijë lekë në 20-30 mijë lekë. Po ashtu edhe në rastet e përsëritjes së kësaj shkeljeje deputetët kanë rënë dakord me Ministrinë e Brendshme që në rastet kur kundravajtja ndodh më shumë se dy herë brenda dy vjetëve, atëherë vendosja e gjobës do të pasohet edhe me pezullimin e patentës nga 9 muaj deri në 1 vit.
“Cilido drejtues mjeti që përsërit brenda 2 viteve më shumë se dy herë shkeljen e parashikuar në pikën 3 të këtij neni përveç masës me gjobë parashikuar në këtë pikë ndaj tij merret edhe masa administrative e pezullimit të lejes së drejtimit nga 9 muaj në 12 muaj”, – u shpreh në mbledhjen e djeshme të Komisionit parlamentar të Ligjeve, relatori i draftit për ndryshimet në Kodin Rrugor, socialisti, Vexhi Muçmata.
Ndërsa deputeti tjetër i PS-së, Ulsi Manja sqaroi më në detaje në përfundim të mbledhjes se “shkelja e semaforit nga drejtuesit e mjeteve të ndëshkohet me një masë gjobe nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë të reja pra kemi një zbutje të masës së gjobës nga varianti i propozuar nga ministria. Por është marrë në konsideratë edhe niveli dhe gjendja ekonomike që sot ka në Shqipëri, janë reflektuar madje edhe shqetësimet e shumë drejtuesve të mjeteve që për një ose më shumë arsye nga më të ndryshmet e kanë si mjet jetese profesionin e shoferit. Përsëritja brenda një viti ndëshkohet përveç masës me gjobë edhe me pezullimin e lejes së drejtimit, komisioni miratoi variantin që drejtuesi i mjetit që e përsërit brenda 2 viteve më shumë sesa dy herë shkeljen e semaforit do të ndëshkohet përveç masës me gjobë edhe me pezullimin e lejes së drejtimit nga 9 deri në 12 muaj”, – u shpreh deputeti socialist, Ulsi Manja.
DISKUTIMET E DEPUTETËVE TË PS
VEXHI MUÇMATA: Cilido drejtues mjeti që përsërit brenda 2 viteve më shumë se dy herë shkeljen e parashikuar në pikën 3 të këtij neni përveç masës me gjobë parashikuar në këtë pikë ndaj tij merret edhe masa administrative e pezullimit të lejes së drejtimit nga 9 muaj në 12 muaj.
ULSI MANJA: Shkelja e semaforit nga drejtuesit e mjeteve të ndëshkohet me një masë gjobe nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë të reja pra kemi një zbutje të masës së gjobës nga varianti i propozuar nga ministria. Por është marrë në konsideratë edhe niveli dhe gjendja ekonomike që sot ka në Shqipëri, janë reflektuar madje edhe shqetësimet e shumë drejtuesve të mjeteve që për një ose më shumë arsye nga më të ndryshmet e kanë si mjet jetese profesionin e shoferit. Përsëritja brenda një viti ndëshkohet përveç masës me gjobë edhe me pezullimin e lejes së drejtimit, komisioni miratoi variantin që drejtuesi i mjetit që e përsërit brenda 2 viteve më shumë sesa dy herë shkeljen e semaforit do të ndëshkohet përveç masës me gjobë edhe me pezullimin e lejes së drejtimit nga 9 deri në 12 muaj.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
