TORINO- Një azilkërkues nga Nigeria ka arritur të parandalojë një grabitje në një supermarket në Torino, ndërsa i ka dalë në mbrojtje arkëtares.
Protagonisti i kësaj ngjarje është Ewansiha Osahon E., 27 vjeç, azilant me leje qëndrimi për arsye humanitare nga Shtabi i Policisë së Cosenza-s. Tgcom shkruan se i riu ndaloi grabitësin. Por gjesti i tij heroik tashmë është shpërblyer, pasi ai është marrë në punë nga pronari i supermarketit.
E gjithë skena u filmua nga kamerat e sigurisë, ku shihej se si emigranti përleshej me grabitësin. Hajduti arriti që të largohej nga vendi i ngjarjes pak para se të vinte policia. Ndërkohë i riu është punësuar si magazinier në supermarket.
(ed.me/BalkanWeb)