BRITANI– Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson dha sot dorëheqjen pas largimit të ministrit të ngarkuar me Brexit, David Davis, i cili njoftoi gjithashtu dorëheqjen sot në mëngjes.

Këto njoftime u bënë dy ditë pasi kryeministrja, Theresa May mori dakordësinë e qeverisë për të propozuar mbajtjen e një marrëdhënieje tregtare të ngushtë post-Brexit me Bashkimin Europian.

“Kryeministrja britanike ka pranuar dorëheqjen e Boris Johnson”, theksoi Downing Street në një komunikatë.

Dy ministrat kishin kundërshtime me Theresa May për marrëdhënien e ardhshme me Bashkimin Europian pas Brexit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb