RUSI – Disa orë më parë, këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka mbërritur në Rusi, ku do të performojë pas dy ditësh në finalen e madhe të Kampionatit Botëror.

Këngëtarja shqiptare, Nicky Jam dhe Will Smith do të ndezin stadiumin “Luzhniki” me këngën “Live It Up”, që deri më tani numëron mbi 100 milionë klikime në ‘Youtube’.

E ftuar ditën e sotme në një konferencë për shtyp të organizuar nga FIFA, Era është shprehur krenare për golat e shqiptarëve kundër Serbisë.

Mënjëherë pas konferencës për shtypin Era Istrefi ka publikuar një foto në Instgram së bashku me dy këngëtarët, Nicky Jam dhe Will Smith dhe me torfeun që do të marrë skuadra fituese, kupën.

“Ti mund ta shohësh por nuk mund ta prekësh”- shkruan këngëtarja shqiprë në Instagram.Kujtojmë që finalja e kupës së botës mes Francës dhe Kroacisë do të luhet të dielën, më 15 korrik në orën 17:00.

You can look. But can’t touch! ? #WorldCup #LiveItUp @fifaworldcup

A post shared by Era (@eraistrefi) on


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb