Flokë të bardhë platin, sy të akullt, një kapotë e gjatë dhe një shkop në dorë.
Transformimi i radhës për Johnny Depp e ka një arsye.
Kësaj radhe, aktori hollivudian është mbi skenën e Comic-Con në San Diego, ku është shfaqur papritur, duke errësuar sallën dhe publikun.
Ish ‘Pirati i Karaibeve’ është veshur me petkun e personazhit që do të luajë në “Kafshët fantastike”: Krimet në Grindelwald.
Duke e përvetësuar personazhin nën lëkurë, në rolin e ‘batakçiut’, krijuar nga J. K. Rowling, Depp recitoi edhe një monolog të shkurtër, në të cilin dha prova të aftësive të veta aktoriale.
BalkanWeb