Amber Heard i dha Johnny Depp 1 milion dollarët që i detyrohej pas betejës së tyre ligjore. Ylli i “Pirates of the Caribbean” u zotua të ndajë shumën midis pesë organizatave bamirëse, sipas TMZ.

Sipas publikimit, kompania e sigurimeve të Heard depozitoi paratë me aktorin dhe ai nga ana e tij do të dhurojë 200,000 dollarë për pesë fondacione jofitimprurëse.

Juristët në gjyq kaluan gjashtë javë duke dëgjuar argumente nga të dyja palët dhe dëshmitë e dëshmitarëve përpara se të arrinin përfundimisht një vendim për t’i dhënë Depp 15 milionë euro. Ata gjithashtu i dhanë Heard dy milionë euro dëmshpërblim për deklaratat e ish-avokatit të aktorit për Daily Mail.

Megjithatë, të dyja palët përfundimisht ranë dakord që Heard do t’i paguante ish-bashkëshortit të saj 1 milion dollarë dëmshpërblim për prishjen e imazhit të tij.

Organizatat bamirëse që ai ka zgjedhur ndryshojnë nga njëri në tjetrin. Bëhet fjalë për institucione që ndihmojnë fëmijët e sëmurë, si dhe organizata të tjera që ofrojnë strehim për njerëzit në nevojë.

Pesë organizatat quhen, Fondacioni Make-A-Film, The Painted Turtle, Red Feather, Tetiaroa Society dhe Amazonia Fund Alliance.

Burime pranë Depp thanë për TMZ se aktori zgjodhi ‘The Painted Turtle, Red Feather, Tetiaroa Society’ për të nderuar në këtë mënyrë dy heronjtë e jetës së tij, themeluesit përkatës Paul Newman dhe Marlon Brando.

‘Make-A-Film’, një shoqatë bamirësie që plotëson nevojat e fëmijëve me sëmundje, në partneritet me njerëz nga industria e aktrimit, e zgjodhi atë pasi më parë kishte realizuar një film të shkurtër me ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb