NORVEGJI – Ministri norvegjez i Peshkimit, Per Sandberg është detyruar të lërë postin e tij pasi shkeli rregullat e sigurisë gjatë udhëtimeve private në Iran dhe në Kinë me partneren e tij, një ish-mis me origjinë iraniane shkruan Repubblica.it.

Numri dy i partisë së Progresit, Sandberg 58 vjeç pranoi se ka udhëtuar në Iran dhe në Kinë në muajin korrik së bashku me të fejuarën e tij 28 vjeçe pa paralajmëruar më parë shërbimet e kryeministrit dhe se ka përdorur ndërkohë celularin e punës.

Shërbimet e sigurisë norvegjeze citojnë rregullisht Iranin si një nga shtetet më aktivë në aspektin e përgjimeve, ndjekur nga Kina dhe Rusia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb