FIER- Detaje të tjera dalin në dritë nga djegia e banesës në Fier. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Grecalli. Pronari i banesës, Ardian Gjika në një prononcim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ ka treguar se kush fshihet pas zjarrit.

Gjika pohoi se pak para ngjarjes kishte qenë në banesë më gruan e tij, e cila vuan nga depresioni. Pasi kishin debatuar sëbashku, ai kishte shkuar në një fshat aty pranë, Daullas, ndërsa gruaja kishte qëndruar në shtëpi. Burri tregon se gruaja e tij pasi i ka vënë flakën banesës, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai tregoi se kishin qenë shokët që e kishin njoftuar për ngjarjen, ndërsa tregon se nga zjarri është dëmtuar gjithçka. “Më treguan shokët që më ishte djegur shtëpia. Mu dogj i gjithë malli”, tha ai. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: