TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i ka drejtuar sërish pyetje kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla për të arrestuarin në Greqi, të dënuar në Itali ëpr trafik droge Mond Bego.
Pasi Balla i kërkoi PD-së të mos bënte pyetje por të ngrinte akuza në mënyrë që të mund t’i çonte në gjykatë, Paloka e pyet nëse e njeh Begon dhe se çfarë e lidh me të.
Më tej deputeti demokrat thotë se laku po shtrëngohet dhe se koha e Ballës dhe padronit të tij po mbaron.
STATUSI I PALOKËS
Pasi mori 8 orë kohë, derrkuci i Toyota Yaris kërkon shpëtim tek ato që i mallkon çdo ditë si më të korruptuarat në vend: Gjykatat!
Mr. Toyota Yaris që drejton grupin parlamentar të PS, mos u fshih pas Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, por thuaju shqiptarëve:
* A e njeh trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës Mond Bego?
* Çfarë të lidh me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës Mond Bego?
Taulant Yaris, laku po shtrëngohet, koha jote dhe e Padronit tënd po mbaron! Tik Tak Tik Tak
(m.k/BalkanWeb)