Aktorja dhe modelja Megan Fox është rikthyer të shtunën në Nju Jork për të vazhduar xhirimet për filmin “Teenage Mutant Ninja Turtles 2, pasi të mërkurën ajo ishte me djalin dyvjeçar Noah në Berverly Hills.
Megjithëse veshur shumë casual, brunia 29-vjeçare ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ndërsa parakalonte në mes të Nju Jorkut. Megan kishte veshur një palë xhinse gri, ndërsa në mes kishte lidhur një këmishë. Aktorja ishte nën kujdesin e grimierëve, të cilët e përgatitën për një skenë xhirimi.

Pavarësisht angazhimeve të saj, Fox gjithmonë është përgëzuar për kohën që ajo gjen për të kaluar me dy fëmijët e saj, Noah 2-vjeç dhe Bodhi 16-muajsh, si dhe bashkëshortin Brian Green.

Green dhe Fox kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2010, ndërsa kishin 11 vite të lidhur. Megan gjithashtu ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën e 13-vjeçarit Kassius, djalit të Green nga një lidhje tjetër.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: