ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar pasditen e sotme drejt qytetit të Elbasanit, për të zhvilluar një takim me mësuesit në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019. Para fillimit të këtij takimi PD ka organizuar një protestë.

Disa qytetarë dhe deputetë të PD të mbledhur para ambientit ku po zhvillohej takimi, e kanë pritur me parulla dhe thirrje kreun e qeverisë, duke thënë se ai po mashtron prindërit dhe fëmijët me librat falas. Sakaq, aty janë mbledhur edhe forcat e policisë, për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Mësohet se kryeministri Rama, pasditen e sotme do të takohet me mësuesit e fëmijëve me aftësi të veçantë për t’u njohur më nga afër me shqetësimet e tyre, dhe problematikat që hasin gjatë punës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb