Shqipëria U21 është mundur në miqësore nga Italia me rezultatin 3-1, duke pësuar në këtë mënyrë edhe humbjen e dytë në 1 javë, pasi pak ditë më parë, ishte Spanja ajo që fitoi 3-0.
Fitorja e italianëve erdhi vetëm në minutat shtesë, megjithëse gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë në avantazh. Di Marko shënoi që në pjesën e parë, ndërsa Vrioni barazoi me anë të një supergoli në minutën e parë shtesë. Kur dukej se Shqipëria mori një barazim, erdhi radha e italianëve për të shënuare dhe dy gola të tjerë në minutat 92 dhe 93.
Parigini 94′
Murxhia 92′
Vrioni 91′
Di Marko 27′
(BalkanWeb)
