Rubin Hebaj nuk pritet të rikthehet te Vllaznia, pasi zërat e fundit e dërgojnë tek Elbasani. Sulmuesi shkodran mbylli para kohën aventurën me Tobol në Kazakistan, ndërsa të gjitha rrugët e rikthejnë në Shqipërisë.

27-vjeçari ka luajtur më parë me Teutën, Vllazninë dhe Partizanin në Abissnet Superiore. Elbasani do përforconte kështu repartin ofensiv.

Hebaj regjistron 105 ndeshje në elitën e futbollit shqiptar. Nga ana e tij janë shënuar 22 gola.

Në prag janë ndeshjet e turit të parë të Ligës së Konferencës. Aty ku verdheblutë do të kenë paraqitje historike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb