Paolo Dybala e ka nisur sërish nga stoli ndeshjen e radhës së Argjentinës, duke shkaktuar irritim jo vetëm tek admiruesit e futbollistit, por edhe te vëllai i tij, i cili është njëkohësisht edhe agjenti.

Pak pasi u mësuan formacionet zyrtare për ndeshjen me Kolumbinë, vëllai i futbollistit, Gustavo, në “Twitter” ka shkruar: “Nëse ata nuk mund të fitojnë para nga ju, atëherë nuk keni për të luajtur!!!!”

Fjalë këto që dëshmojn qartë idenë e Gustavo-s i cili pretendon se kush nuk paguan para te Argjentina nuk mund të futet në lojë.

Gjithsesi Dybala u aktivizua në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 54-r, por ashtu si pjesa tjetër e skuadrës nuk arriti të linte shenjë.

Scaloni, trajneri i Argjentinës, në fund të takimit kur u pyet për lënien në stol të Dybala-s u shpreh: Me të vërtetë mendoni se kam një problem me Dybala? Paulo është një fenomen, ai është një lojtar i shkëlqyer futbolli. Ne duhet të shikojmë përpara, jo prapa”.

Vetë Dybala ka thënë se duhet të përqendrohet vetëm në fushën e lojës: “Unë duhet të kthehem në klub dhe të jem gati për ndeshjen e ardhshme. Të mërkurën do të kemi edhe Ligën e Kampionëve kundër Valencias, ndaj duhet të jemi gati”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb