Video e konsideruar si ‘provë’ e përfshirjes së Rusisë nga hetuesit ndërkombëtare në rrëzimin e avionit MH17, në qiellin ukrainas është e ‘falsifikuar’.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes ruse në një konferencë për shtyp, në të cilën prezantoi hetimet e bëra nga ekspertët e tij për materialin.

Moska ndër të tjera ka publikuar të dhëna që tregojnë se si raketat Buk, të identifikuara në hetim, i janë dorëzuar Ukrainës në 1986 dhe ‘kurrë nuk janë raportuar në Rusi’, pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik.

Avioni i pasagjerëve MH17 i rrëzuar në Ukrainë në vitin 2014 u qëllua nga një raketë.

Avioni bënte udhëtimin Amsterdam-Kuala Lumpur dhe u rrëzua më 17 korrik 2014 në lindje të Ukrainës, 40 kilometra larg kufirit me Rusinë dhe në këtë fatkeqësi humbën jetën 298 persona.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb