Pas përfundimit të një sërë projektesh të rëndësishme për kryeqytetin, si ai i sheshit “Skënderbej”, Pazari i Ri, apo edhe vijimi i projektit për Bulevardin e Ri,

Bashkia e Tiranës do të nisë javën tjetër punën për zbatimin e një tjetër projekti madhor. Lajmi është bërë i ditur nga vet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Bëhet fjalë për ndërtimin e Terminalit të Autobusëve që do të ngrihet në pjesën hyrëse të Tiranës, nga ana perëndimore. Përmes një statusi në ‘Tëitter’ Veliaj thekson se ndërtimi i këtij terminali do t’i japë zgjidhje hyrje-daljeve të autobusëve në Tiranë dhe shpërndarjen e pasagjerëve nëpërmjet mjeteve të tjera të transportit.

“Jemi gati për ‘Tirana West Terminal’. Javën tjetër nisim Terminalin e Autobusëve interurbanë në zonën perëndimore të qytetit që zgjidh përfundimisht hyrje-daljet në Tiranë dhe lidhjen multimodale me bus/biçi/taxi në pjesën tjetër të qytetit!”, shkruan kryebashkiaku në Tëitter.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: