ITALI- Skuadra e Juventus do të zbresë pas pak në fushë ndaj Udinezes. “Zonja e Vjetër” ka publikuar formacioni për këtë takim dhe ajo që spikat është përfshirja e Cristiano Ronaldos në formacion.

Portugezi  ditët e fundit është vënë nën akuzë për një përdhunim në Las Vegas vite më parë. Ronaldo  e ka nisur startin jo sipas pritshmërive, por shumë shpejt u rikthye tek ajo që di të bëjë më mirë siç është goli.

Ronaldo
Ronaldo

Sfida në transfertë e Juventus nuk shihet si problem për drejtuesit, por edhe skuadra e Udinezes është një ekip i fortë dhe nuk toleron në shtëpinë e vet. Sfida premton spektakël, e cila  starton në orën 18:00.

Gjithsesi akuzat për përdhunim janë lënë mbrapa, por kësaj here Ronaldo do të tregojë sa vlen në fushën e lojës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb