TIRANE

Henry Marsh pak ditë më parë prezantoi librin e tij “Rrëfimet” në Tiranë. Ai është një neurokirurg i trurit por ai ka edhe një karrierë të suksesshme si shkrimtar. Deri më tani ka shkruar dy libra, të cilët janë përkthyer në 30 gjuhë të botës dhe ka shitur mbi 1 milion kopje. Henry Marsh është një personazh i jashtëzakonshëm, ai është diplomuar për politikë, për ekonomi, për filozofi dhe më pas vendosi t’i drejtohej mjekësisë në fushën e neurokirurgjisë. Mbi jetën e tij janë realizuar dy film. Doktori dhe shkrimtari britanik  ka qenë i ftuar në emisionin “Chic” të Fjodora Fjorës në News 24, ku ka treguar për jetën, profesionin dhe për karrierën e tij si shkrimtar.

Profesor Marsh Mirëserdhët në Tiranë, dhe me sa di unë besoj se jeni familjarizuar me Tiranën.
Po kam qenë të paktën 6 herë këtu përgjatë 8 viteve të fundit. Erdha si fillim pasi ambasadori britanik ka qenë një pacient i imi, dhe kur dëgjova se detyra e tij e radhës do të ishte në vendin tuaj i thashë, nëse njeh ndonjë neurokirurg të mirë shqiptar të lutem me tako pasi kam qenë gjithmonë i interesuar për Shqipërinë. Mendoj se shqiptaret janë të fortë dhe është një vend shumë interesant me histori unike. Kështu unë dhe ish ambasadori u takuam me profesor Petrelen dhe unë erdha për herë të parë në Tiranë 8 vjet më parë dhe profesor Petrela është një burrë i jashtëzakonshëm, dhe një kirurg shume i mirë dhe ne jemi bërë shumë miq shpejt. Ndaj unë jam kthyer thuajse çdo vit prej atëherë, kam ndihmuar me disa operime të vogla por tani është me tepër për leksione dhe mësime qe me pëlqen t’i bej.

Dhe një prej gjerave me të rëndësishme që ke bërë këtu, duke mos harruar për asnjë moment mundësinë që ju i dhatë shqiptareve të jenë në faqen e parë të ‘New York Times’ një nga gazetat më të rëndësishme në botë prej operacioni kirurgjikal në tru me pacient pa narkoze, që ndodhte për herë të parë në botë!

E vërteta qëndron se atë kohë përveç të qenit një neurokirurg unë nisa të shkruaj libra dhe u bëra edhe shkrimtar dhe libri im i parë u be shume i suksesshem. Ai u përkthye në më shumë se 30 gjuhë të botës e ka shitur mbi 1 milion kopje. Dhe është një gazetar shkrimtar norvegjez, Knovsgarden i cili kishte lexuar librin tim dhe gazeta New York Times i kishte kërkuar të shkruante një artikull mbi mua. Ata i kishin thënë mund të shkruash për çdo gjë që t’i dëshiron dhe ai i kishte thënë që dua të shkruaj për kirurgjinë e trurit pasi kam lexuar librin e këtij anglezit, Marsh. Ndaj ai më shkroi e më pyeti a mund të vij e t’ju shoh duke operuar… i thashë nuk jam në Londër pasi atje kam ndaluar punën me operacionet full time, dhe varet kur do të jem serish. Por nëse dëshiron do të jem në Tirane për disa jave dhe mund të vish në Shqipëri, dhe të me shohësh atje duke operuar me kolegun tim profesor Petrela. Knovsgard erdhi, edhe ai u magjeps ashtu unë nga Shqipëria, dhe na ndoqi gjatë operimit. Kështu ai shkroi një artikull shumë të mirë që u publikua në New York Times.

Kjo ishte një ngjarje edhe për vetë mjekësinë botërore sepse ju realizuat një operacion i cili nuk bëhet çdo ditë.

Po e vërtetë, nuk ndodh shpesh që të operosh trurin e dikujt ndërkohë që ata janë zgjuar, është një ide e jashtëzakonshme. Dhe arsyeja e kësaj është vetë truri që nuk ndien dhimbjen. Sepse dhimbja për shembull kur unë shpoj gishtin e vogël nuk ndodhet në gisht, por në trurin tim. Në një modul, në një hartë të trupit që komandohet nga truri. Dhe është vërtet pak e vështirë për ta kuptuar atë. Bota e jashtme është një lloj iluzioni, imazhe që krijohen nga truri jone, kjo është shumë e vështirë për t’u kuptuar. Por mendoj se fakti që mund të operoj njerëz ndërkohë që ata janë zgjuar, siç kemi dhe ilustrimet nga fotografi fantastik italian Paolo Pelegrin që erdhi se bashku me Knovsgarden, bënë një artikull shumë të mirë.

 Dhe është një kujtim i mire sepse ky imazh gjendet tani në kopertinën e librit tuaj të prezantuar këtu në Shqipëri.

Po dhe në fakt sot në mëngjes takova po jepja një leksion dhe takova studenten e mjekësisë që ishte kjo paciente qe unë operova dy vjet më parë . Ishte e mrekullueshme ta takoja, ajo ishte shumë mire , dhe ishte shumë drithëruese.

Ishte emocionuese?

Pak po ne fakt, por do t’i kurseja detajet ne publik, por po, dua te them është prekëse dua të them sigurisht, është puna ime, unë operoj e si i themi ne anglezët kjo është puna ime ditore… por të shohësh një pacient, sidomos një vajzë shume të re, e cila është mire, 2 vjet pas një operacioni aq te madh është thellësisht lumturuese. Edhe pse shpesh puna e një doktori është e vështirë dhe e dhimbshme, por kthehet pas me një shpërblim shpirtëror shumë të madh. Unë gjithmonë jam ndjere shume i privilegjuar dhe me fat, qe jam doktor.

Marsh nuk mund ta imagjinoj se sa paciente keni kaluar në duart tuaja gjatë jetës suaj. Dhe ajo çka ju bën ju një mjek të jashtëzakonshëm dhe ju ka vënë në qendër të vëmendjes janë librat tuaj dhe mënyra se si i keni shkruar, pasi kam dëgjuar se për kirurget apo doktorët në përgjithësi është shumë e vështirë të pranojnë gabimet e tyre apo të tregojnë mënyrën si punojnë. Për ju kjo vjen e natyrshme dhe ju i përshkruani librat tuaj si autobiografi, mënyrë të ndjeri, pune, dhe në përfundim rezultati duket tek libri.

Më është drejtuar shpesh kjo pyetje… ajo qe nuk më pëlqen se shumti, apo që është ndryshe nga gjithë doktorët e tjerë në Evropë është se kur unë isha i ri universiteti im i parë ishte politikë ekonomi dhe filozofi. Dhe kam marrë një edukim shumë të mirë, që në moshë të re, kam mësuar të shkruaj dhe vij nga një familje letrare dhe libradashëse, ka qenë gjithmonë kjo pjesë e shtëpisë dhe jetës. E duke qenë se më vonë e jetën time kam takuar shume doktorë jam ndier gjithmonë paksa i përjashtuar, dhe ndoshta pak jashtë profesionit të mjekut, e ndoshta kjo me dha atë prekjen për të shkruar në mënyrë të ndershme për të. Por ka gjithashtu një paradoks që të shkruash për dobesitë apo dështimet e tua duhet të jesh shume i fortë, duhet të kesh shumë vetëbesim të ekspozosh veten. Dhe ky lloj vetëbesimi mendoj se me vjen nga prindërit e mi, të cilët me kanë dhënë një besim të fortë në vetvete, një edukim shumë të mirë, dhe elementet e personalitetit tim gjenetik.

Jam shumë e interesuar të di për gjuhën artistike letrare që keni përdorur në librat tuaj pasi siç thashë, mendoj se ata nuk janë libra të thjeshtë për t’u lexuar nga çdo njeri. Por sigurisht nëse dikush do të lexojë një libër e do te kuptoje si është jeta e një neurokirurgu duke përfshirë edhe çdo gjë që duhet të dije nga rastet mjekësore mund ta gjeje ne librin tuaj. A është kjo një mënyre e jotja për të ardhur me pranë njerëzve, që ata ta kuptojnë mjekësinë duke e paraqitur atë më letrare.

Është më shume letrare. Unë doja të ndihmoja doktorët të kuptonin veten e tyre dhe pacientet të kuptonin doktorët. Kështu që libri është më së shumti për psikologjinë e të qenit kirurg dhe ndonjëherë edhe të qenit pacient, e për teknikat e shumta të mjekësisë. Kështu që po është plot me informacione teknike mbi trurin dhe kirurgjinë e trurit, por në librat e mi ka dhe shume mbi atë çka ndodh brenda mendjes time. Unë kam mbajtur një ditar, thuajse gjithë jetës sime, një lloj gazete vetjake që e kam nisur që kur isha 12 vjeç dhe isha mësuar të shkruaja për veten. Dhe gruaja ime e dyte Kate Fox që është një shkrimtare e famshme në Angli, kemi se bashku tani rreth 20 vjet , me pyeste shpesh çfarë bëja në punë dhe unë i lexoja herë pas herë disa faqe të ditarit. Ajo ma tha ky duhet të bëhet një libër, t’i mund të shkruash, por unë mendoj që të shkruash mirë si çdo gjë tjetër se duhet bërë mirë në jetë do punë, duhet të punosh fort. Unë isha mësuar mirë, kisha studiuar letërsi angleze në shkollë të mesme, që më fali dashuri të thellë për gjuhën e Shekspirit, dhe poetët famshëm angleze. Edhe më vonë në universitet kur studioja politike çdo jave shkruaja dy ese dhe i çoja tek profesori im, i lexoja dhe i diskutoja ato. Ndaj unë kam pasur një trajnim mjaft të mirë e të shkruar dhe mbi të gjitha lexoj shumë libra. Gjithashtu kritikja ime më e mire është gruaja, çdo gjë që unë shkruaj ja kaloj asaj dhe ajo është mjaft kritike dhe thotë, kjo nuk është shume e mirë dhe unë nevrikosem se ajo ka gjithmonë të drejtë. Por të shkruash mire do kritike, çdo gjë në jetë do ishte më mirë nëse do pranonim kritikat e njerëzve që do na thonin c’është e mire apo e keqe. Dhe gjithë kjo më ka ndihmuar të bëhem një shkrimtar i mirë.

Mos ndoshta ky sukses me librat ju ka dhënë më shumë entuziazëm se kirurgjia?

Jo jo, kënaqësia nëse kjo do të ishte fjala e duhur për shpëtimin e jetës së dikujt, është tepër e madhe. Por jo të gjitha operacionet shkojnë mire, ne kemi shume triumfe por ato quhen te tilla sepse ne kemi dhe dështime. Dhe është çështje balance. Kur kam qenë i ri nëse një operacion i madh shkonte mirë ndihesha shumë i zoti. Por duke u pjekur me moshën ajo që ndieja ishte lehtësim, që vinte nga mungesa e komplikacioneve. U bëra me modest duke u rritur, është një paradoks i eksperiencës, por ndërsa fitoja më shumë eksperience mësova të besoja më pak veten, të pyesja veten më shumë, mësova të kërkoj me shumë ndihmë nga kolegët ndërkohë që eksperienca rritej.

 Zoti Marsh ju jeni një universitet më vete, vetëm t’ju dëgjosh është kënaqësi e madhe të kuptosh. Po pyesja veten ndërsa ju flisnit, tani që ashtu si ju thatë keni më shumë kohe jashtë sallës së operacionit. Ndoshta të shkruani dhe të mblidhni të gjitha mendimet tuaja në letër, është misioni juaj i ardhshëm. Libri juaj ishte shumë i suksesshëm.

Të dy librat e mi ishin shumë të suksesshëm sidomos libri i parë, ndaj botuesi im në Angli më ka kërkuar të shkruaj një libër të tretë. Dhe unë thashë po, por i thashë që nuk dua pagesë. Kjo pasi duhet të shkruash një libër nënshkruan një kontratë dhe botuesi të jep parapagesë. Por unë thashë për librin e tretë nuk dua para më pare, pasi ndoshta nuk do jem në gjendje ta shkruaj… do përpiqem. Ajo që i tërheq botuesit e mi është se dy librat e mi të parë kanë qenë shumë të suksesshëm, ndaj edhe nëse shkruaj një të tretë të keq ende do shesë mjaftueshëm kopje të beje fitim për botuesit. Ndaj kam nisur punën për një libër të tretë por është më i vështirë se dy te parët. Kjo pasi dy librat e mëparshëm vërtet pasqyronin jetën time. Kishte faqe të tëra të marra nga ditari im. Ndërsa libri i tretë do te ketë më shume ese, do të jetë me filozofik për trurin apo gjera të tilla e do të jetë më i vështirë për t’u shkruar. Jam duke luftuar pak me këtë për momentin, por do ta provoj. Dhe kam shume kërkesa për të bërë diskutime dhe leksione ndërkohë, dhe punoj shumë nëpër botë, si kirurg, profesor, në Ukraine dhe Nepal tani më prej vitesh.

Në Shqipëri do të vish sërish?

H- Po po patjetër, profesor Petrela dhe unë jemi shumë miq. Kam nevojë të ndiej veten të dobishëm, kam një mikpritje fantastike këtu por dua te jap patjetër diçka në këmbim. Ndaj do jap disa leksione këtu këtë javë, dhe duhet të përgatis edhe të tjera për të ardhmen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb