GJERMANI- Ministri grek i Financave, Wolfgang Schauble flet sërish për një “Grexit”, dalje të Greqisë nga Eurozona, edhe pas arritjes së një marrëveshje.
Sipas tij, “Greqia nuk mund të përparojë pa prerjen e borxhit, ndërsa shton se fshirja e borxhit do të ishte e pamundur në Euro”.
Ministri gjerman propozon sërish një “Grexit” të përkohshëm për Greqinë, si rrugën më të mirë.
“Miratimi i masave për Greqinë është një hap i rëndësishëm. Greqia tani duhet të zbatojë gjithçka që ka premtuar. Do shohim nëse Greqia ka miratuar ligjet e nevojshme. Parlamenti Gjerman do të votojë për paketën e tretë”.
(ma.ar/BalkanWeb)