Bashkia Fier, Bankers Petroleum dhe Albpetrol janë bërë bashkë për të asfaltuar rrugën e Kallmit në njësinë administrative Mbrostar në Fier. Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi së bashku me Presidentin e Bankers Petroleum, Xingyun Sun dhe Drejtorin e Albpetrol Kastriot Bejtja kanë inspektuar nga afër punimet e këtij investimi, i cili për vite me radhë ka qenë tepër problematik për banorët e zonës. Presidenti i Bankers Petroleum ka shprehur kënaqësinë për kontributin e dhënë, i cili i vjen në ndihmë jo vetëm komunitet të kësaj zone por edhe më gjerë

Sipas kreut te Bashkisë Fier Armando Subashi ky investim, prej afro 37 milion lekësh të rinj, mundësoi rikontstruksionin e plotë të kësaj rruge, duke i lidhur fshatrat e zones më shpejt me autostradën Fier-Lushnje.

Kishte më shumë se 3 dekada që kjo zone vuante mungesën e infrastrukturës rrugore. Ky investim jo vetëm mundëson një udhëtim më komod të banorëve drejt qytetit, por i con fermerët e kësaj zone më afër tregjeve bujqësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb