ITALI

Italia kërkon të rinegociojë marrëveshjen e huasë për të gjitha pikturat e Leonardo da Vinçit në Luvër në 2019, me rastin e një ekspozite që shënon 500 vjetorin e vdekjes së tij, njoftuan sot mediat italiane.

Sekretarja e Shtetit për Kulturën, Lucia Borgonzoni, anëtare e Ligës (ekstremi i djathtë), deklaroi për ‘’Corriere della Sera’’ se kushtet e marrëveshjes së nënshkruar nga ish-ministri i Kulturës, Dario Franceschini ishin ”të papranueshme”.

”Leonardo është italian, Franca lidhet me figurën e tij vetëm në momentin e vdekjes” sqaroi ajo për artistin e famshëm të Rilindjes, i cili lindi në Itali në vitin 1452 dhe vdiq në Francë në 1519.

”Dhënia hua në Luvër e këtyre pikturave do ta vendoste Italinë në plan të dytë në vazhdën e një ngjarje kaq të madhe kulturore” përfundon ajo, njofton ata.

Në 2017, Italia u angazhua t’i japë hua Luvrit të gjitha pikturat e Leonard de Vinci për ekspozitën që do të mbahet në 2019 me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb