Policia e Elbasanit dhe FNSH kanë bllokuar një sasi droge në Qafë Thanë.Droga është gjetur në një furgon, e cila ishte fshehur në shasinë e makinës.
Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë dhjetëra forca policore si dhe FNSH-ja.
Ndërkohë ende nuk dihet sasia e drogës, e cila është bllokuar. Policia e Shtetit pritet që në vijim të japë detaje për këtë operacion.
(n.m/BalkanWeb)