KOSOVE-Kosova renditet e katërta në botë sa i përket numrit të luftëtarëve në radhët e ISIS me rreth 232 luftëtarë, bëhet e ditur përmes një raporti të Kombeve të Bashkuara.
Në fillim ishin meshkujt ata që iu bashkuan Shtetit Islamik “ISIS”, por gjatë kohëve të fundit, i janë bashkuar edhe gra e fëmijë. Nga ky numër disa janë kthyer, disa kanë vdekur por shumë prej tyre kanë mbetur në Siri, duke luftuar krah militantëve të ISIS.
Ndërkohë gjatë tre viteve të fundit, policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej 99 persona në Kosovë, të dyshuar për terrorizëm, përfshirë këtu edhe pesë të dyshuarit për terrorizëm, të cilët janë arrestuar mëngjesin e 11 korrikut.
(a.n/BalkanWeb)