ZVICER

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”, ka udhëtuar në Drenas të Kosovës. Elvis Naçi ka takuar brenda një çadre të improvizuar kryefamiljarin Pajazit Dugolli.

Prej 7 muajsh kryefamiljari me dy fëmijët e mitur jetojnë në këtë çadër. E ëma i ka braktisur prej kohësh.

Në shkollë fëmijët i diskriminojnë, shokët u thonë nuk keni shtëpi. Babai i tha Elvis Naçit se i gënjen fëmijët pasi e pyesin se kur do u kthehet e ëma.

Në studio në Zyrih,  Elvis Naçi premtoi se në tokën e familjes në Drenas do i ndërtojë një shtëpi të re.

https://www.youtube.com/watch?v=q0IK2eutAgo&feature=youtu.be

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb