TIRANE- Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla në një deklaratë për mediat pohoi se ligji i ri për Arsimin e Lartë do ti jap mundësi më shumë studentëve në nevojë.

Nikolla tha se kjo kategori që nuk ka mundësi të paguaje do përjashtohet nga tarifa. Nga ana tjetër numri një i Arsimit bëri me dije se ligji do të implementohet vitin e ardhshëm akademik.

“Do të sigurojmë arsim të lartë më cilësor. Studentët në nevojë, mundësi më të mëdha. Nxitje për të ndjekur studimet në degët prioritare. Studentët që nuk kanë mundësi nuk do paguajnë nuk do të ketë asnjë rritje të tarifave të studimit. Ligji do të implementohet vitin e ardhshëm akademik”, -tha Nikolla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: