“Mjerisht, ajo nuk do jetë”. Kështu i është kundërpërgjigjur Matteo Salvini modeles, Pamela Anderson, që e kishte sulmuar pak kohë më parë në Twitter.
“Pamela Anderson. “ Salvini nuk është një zgjidhje, tendenca aktuale në Itali më kujton vitet 30’”, shkruan Salvini në Twitter, duke cituar në mënyrë ironike fjalët e modeles.
“Mjerisht, me dhimbje, nga një spektator i përkushtuar dhe tifoz ‘Baywatch’, ajo këtë të shtunë nuk do të jetë në Romë”, shkruan ai.
Aktorja, e cila u bë e famshme nga filmi i ‘Baywatch’, ka sulmuar me disa postime rradhazi ministrin e Brendshëm italian, duke marrë shkak nga tensionet e jelek verdhëve.
(BalkanWeb)