SPANJË
Stadiumi “Santiago Bernabeu” në Spanjë do të presë të dielën në mbrëmjen klasiken mes klubeve të Argjentinës, River Plejtit dhe Boka Xhuniors.
Ky interes i madh është ndjerë jo vetëm në Madrid, por edhe në vendet të tjera ku emocionet sportive përjetohen nga shumë tifozë jo vetëm në Argjentinë.
Spanja dhe konkretisht qyteti i Madridit do të përjetojë jo vetëm një tifozëri të zjarrtë, por interesi ekonomik pritet të jetë shumë i lartë. Shuma që do të përfitojë qyteti i Madridit përllogaritet në vlerën e 40 milionë eurove.
(n.m/BalkanWeb)