TIRANE
Parulla, meme dhe vargje. Protesta e studentëve ka prodhuar mjaft thënie që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video ku shihet se si studentë të Universitetit të Sporteve këndojnë në kor disa vargje.
“Qeveria ne krize, qyteti ne paralizë
Na u bllokua rruga ndaj bllokuam rrugën
Na u bllokua e ardhmja ndaj bllokuam rrugën.
Një dite me shi ne lart u ngjitem
Ne shkallet e arsimit studentet brohoriten
Dhe shiu binte si rreke
Kush eshte student te vije ketu me ne”, thuhet në vargjet e studentëve.
(ed.me/BalkanWeb)
