TIRANE- Boksi shqiptar zgjedh Presidentin e ri. Komuniteti i dorezave, pas shumë polemikash në 6 muajt e fundit, zgjodhi me dëshirë në postin e Presidentit të ri, Florend Kalivopulin, duke mos i dhënë sërish besimin Gjergj Leqejzas.
Kalivopuli mori 15 vota pro dhe 7 kundër, ndërsa zgjedhjet u zhvilluan pranë Federatës Shqiptare të Boksit. Florend Kalivopuli është propozuar nga 11 klube dhe shoqata sportive.
(ma.ar/BalkanWeb)