Mahnit Kukësi në merkato! Merr portier nga Seria A Safet Gjici e ka mbushur Kukësin e tij me yje.
Në dispozicion të Armando Cungut nga java e ardhshme veç Eduard Rrocës, Vasil Shkurtajt e Faton Xhemailit, do të jenë në dispozicion dhe Olsi Teqja e Valdet Rama, të dy të zyrtarizuar në ditën e sotme.
Por kur kanë mbetur dhe pak orë deri në mbylljen zyrtare të merkatos dimërore, Gjici ka bërë dhe një sforoc tjetër.
Me verilindorët do të bashkohet 21-vjeçari Moris Gomis, që është pjesë e skuadrës së SPAL-it, e cila militon në Serinë A të Italisë.
Senegalezi Gomis vjen në formën e huazimit dhe do të jetë pjesë e Kukësit deri në përfundim të këtij edicioni futbollistik.