SHBA

Akuzat ndaj Joaquin ‘El Chapo’ Guzman rriten dita ditës me detaje tronditëse. Se fundmi një dosje zbulon sesi ‘zoti i drogës’ kryente marrëdhënie seksuale me vajza 13-vjeçare pasi i drogonte, të cilat i cilësonte edhe si vitaminat e tij të jetës.

Detajet e reja dhe shqetësuese u bënë gjatë gjykimit të Guzmanit në Gjykatën Federale të SHBA në Bruklin, Nju Jork të premten. Dëshmitari, ish-sekretari i tij personal Alex Cifuentes Villa, tha se ndonjëherë e ndihmonte Guzmanin me  vajzat duke vendosur një “substancë pluhur” në pijet e tyre, raporton Neë York Times. Avokati i Guzman tha në një deklaratë se zoti i drogës mohoi akuzat, të cilat ai e quajti “jashtëzakonisht banale’”.

“Joaquin mohon akuzat,” tha avokati i tij, Eduardo Balarezo. Ai shtoi se pretendimet “nuk kanë ndonjë vërtetim dhe janë konsideruar shumë të dëmshme dhe jo të besueshme për t’u pranuar në gjykim”. Ish-sekretari i Guzman tha se vajzat e reja silleshin te lordi i drogës nëpërmjet një gruaje e cila njihej si ‘comadre Maria’.

Ajo ‘rregullisht’ i dërgonte atij foto të vajzave për t’i zgjedhur derisa të zgjedhurat e tij ajo  do t’i dërgonte në shtëpinë e tij në mal për aktivitet seksual kundrejt një pagese prej 5.000 dollarëve. 61 vjeçari Guzman, po gjykohet që nga nëntori i kaluar, kur ishte ekstraduar në SHBA. Ai akuzohet për udhëheqje të kartelit të Sinaloas, që konsiderohet të jetë një nga organizatat më të fuqishme kriminale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb