VLORE
Një 14-vjeçar në Vlorë është transportuar i vdekur për në spitalin e qytetit rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se adoleshenti P.Petritaj është dërguar pa shenja jete në spital, ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së 14-vjeçarit.
Aktualisht trupi ndodhet në morgun e spitalit dhe pritet autopsia e trupit të viktimës për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
(d.d/BalkanWeb)