Lionel Messi është si Pele. Ndoshta jo të gjithë janë gakord me këtë krahasim, por pas trigolëshit të shënuar në ndeshjen e fundit kundër Sevilla, sulmuesi argjentinas është shumë afër legjendës së futbollit botëror. Messi i dhuroi fitoren skuadrës së tij, ndërsa regjistroi edhe “tripletën” e 50-të në karrierë.

Por më shumë se këto shifra, është mënyra e festimit, identike me atë të Pele në finalen e Botërorit 1970, kur Pele festonte me Jairzinho. Pamjet janë të njëjta, ndërsa tifozët në të gjithë botën kanë ndezur edhe një herë debatin e përhershëm se cili është pasardhësi i “O’Rey”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: